Shperndaje në Facebook.

Biseda e fundit me të birin dhe pastaj u mbyt, si e çoi vettingu drejt vrasjes policin nga Shkodra

52-vjeçari Dedë Shkalla është polici që u mbyt ditën e djeshme në lumin Kir në qytetin e Shkodrës. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur trupin e pajetë dhe më pas kanë lajmëruar policinë.
Shkak për vetëmbytjen e tij dyshohet të jetë bërë gjendja stresuese dhe depresioni, pasi nuk po arrinte dot të mblidhte dokumentet e nevojshme për procesin e vettingut.

Ai e kishte shprehur herë pas here këtë shqetësim që kishte, tek kolegët e tij policë.

Ata bëjnë me dije se për shkak të dokumenteve që kërkon procesi i vettingut për policët dhe pamundësisë për t’i mbledhur të gjitha brenda një kohe shumë të shkurtër, Dedë Shkalla kishte nisur të bëhej nervoz dhe të shfaqte shenja depresioni.

52-vjeçari rrezikonte edhe të humbte punën, nëse nuk arrinte të dorëzonte në kohë dokumentet.

Deda ishte babai i pesë fëmijëve, një djali 18-vjeçar dhe 4 vajzave, ku më e vogla është 13-vjeçe.

Ditën që u hodh në lumë për t’u mbytur, burri zgjoi të birin nga gjumi për t’u përshëndetur me të.

Pasi u takua, në derë të shtëpisë përshëndeti edhe një herë dhe u largua, jo për të shkuar në punë, si zakonisht, por për të shkuar drejt vdekjes së tij, mbytjes në lumin Kir.

Familja e Dedë Shkallës jetonte në një banesë 1 katëshe, në fshatin Golem në njësinë Rrethina në Shkodër.

Pranë me Dedën jetonte edhe vëllai i tij, ndërsa fqinjët e përshkruajnë si një njeri të qetë e punëtor.

Shperndaje në Facebook.