Shperndaje në Facebook.

Djali nga Razma: S’guxoj t’i them të vërtetën koleges në Call Centre, që dua ta…

Mjediset e punës behën shpesh vendi ku lind dashuria. Kështu ka ndodhur dhe me një djalë të ri nga Razma, i cili dashuron kolegen e punës, por nuk guxon ende t’ja shprehë ndjenjat e tij në sy. Ja historia e dërguar në “ShkodraNews”.

“Përshëndetje! Kush tha se ne djemtë jemi të paparë për të propozuar? E keni gabim! Ja, jam unë, lindur në Razëm e kam banuar gjithmonë në qytet, që nuk arrij dot t’I them në sy vajzës më të bukur në botë që e dashuroj.

Bashkë punojmë në një kompani Call Centre, prej 2 vitesh. Kur ajo nisi punën, sapo e pashë më mori zemrën. Ka sytë më të bukur në botë dhe e vetmja gjë që arrij t’i them edhe në kulmin e muhabetit ‘miqësor’ është: O e bukur!

Jam 26 vjeç dhe ajo është 23 vjeçe.

Nuk po arrij as ta ftoj për dreke. E jo më t’i them që dua ta kem të dashur. Dridhem para saj. Kam patur edhe femra të tjera përpara, por më bosh jam ndjerë pasi i kam puthur sesa para. Kurse kjo më mek krejt.

Kishte ditëlindjen në gusht dhe i lashë një mesazh në tavolinën e punës me një tufë me lule. Në letër kisha shkruar: Çdo histori dashurie ka një fillim, një mes dhe një fund, por unë jam i mbërthyer në kapitullin e parë, sepse kam shumë frikë të të them çfarë po ndjej.

Nuk e vura emrin, e ajo vazhdon vret mendjen se kush mund të jetë djali misterioz. Kam frikë t’i them që e dua sepse kam frikë se nuk ndjen njësoj si unë.

Nuk do e duroja refuzimin, se e dua fort! Nëse e lexon këtë dua t’i them vetëm: Misteriozin që kërkon e kë pasur afër gjithmonë, dy karrige larg :D”.

Shperndaje në Facebook.