Shperndaje në Facebook.

Durrsaku i bën gruas të tij brenda në fuoristradë atë që ka lënë me gojë hapur edhe policinë

Dhuna në familje godet sërish.

Një grua në Durrës është dhunuar nga bashkëshorti i saj, ditën e djeshme në qytetin bregdetar.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi Sh.H., 44 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, F.H., vjeç 41, në një makinë të tipit “Mitsubish”.

Njoftohet se bashkëshortes, F.H., vjeç 41, iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”.

E 44-vjeçari do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, nën akuzën e “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, neni 130/a i Kodit Penal.

Shperndaje në Facebook.