Shperndaje në Facebook.

Ia kërkoi Rama dorëheqjen Tahirit? Flet Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka mohuar t’iu ketë kërkuar ai dorëheqjen nga detyra si deputet. Në një intervistë për “Opinion”, Rama e cilësoi aktin ish minirit të Brendshëm për të dorëzuar mandatin e deputetit si “dinjitoz”: “Mjaft dinjitoz në kujtesën time, i pari i këtij lloji në parlamentin shqiptar”, tha Rama.

Po ato që ai tha si i gjykoni?

S’gjykoj asgjë nga ato që thuhet se është një rast për të cilin është shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë që i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

Ja keni kërkuar ju dorëheqjen?

Humbje kohe të merremi me llafet e kazanit mediatik, i tiji ishte një akt i respektueshëm që flet vetë.

Keni pasur dijeni për dorëheqjen?

S’kam pasur dijeni. Prej 6 muajsh s’është pjesëtar i grupi tonë parlamentar?

Shperndaje në Facebook.