Shperndaje në Facebook.

‘Kokë e mafies, dru i shtrembër…’, shpërthen Tahiri: Kam heshtur 6 muaj, por tani…

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nisur deklaraten e itj per shtyp ashtu si kishte paralajmeruar. Me tone te forta, Tahiri ka deklaruar sot se pse ka heshtur ne pritje te drejtesise.

“Prita për dy javë rresht të flisja në kuvend, por mes miellit e cizmeve mu bë e pamundur dhe nuk kisha rrugë tjetër përvec kësaj që zgjodha për të ndarë me ju një qëndrim timin, nuk ka ngelur i madh e i vogël që nuk e di se para më shumë se 6 muajsh per mua filloi një tjetër histori që po përballem e do të përballem deri në fund, kam 6 muaj që hesht e dëgjoj, lloj lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë sa të kisha qeverisur për 30 vjet dhe në vend të gjithë atyre para meje nuk do kisha imagjinuar dot kurrë kaq akuza për veten, kriminel, tjetri trafikant, diku kokë e mafies, diku ushatar i mafies, njëherë shgtylle e krimit, dru i shtrembërt, këtë e kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli dhe e kam fjalën për gjyqin që më bën raca që e ka shkatërruar këtë vend.

Nuk jam ëngjell kam punuar dhe kam bërë gabimet e mia..

Nuk ka ende asnje te dhene lidhur me ate qe pritet te thote Tahiri dhe per cfare do ta mbaje kete konference, por ajo do te behet nderkohe qe rreth ores 10:00 pritet po ashtu te nise seanca e sotme ne Kuvend.

Kujtojme se ish ministri ka qenë në dy seancat e fundit në Kuvend, ndërsa prania e tij ka shkaktuar polemika të forta nga opozita, teksa u akuzua dhe filmua edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Nderkohe qe nje dite me pare pati zhvillime ne Komisionin Hetimor per Tahirin, ku shumica duket se ka gjetur mënyrën që ky hetim të mbyllet pa nisur ende, duke e “varrosur” me një tufë me shkresa, që kërkohen të merren nga institucionet e vendit.

Shperndaje në Facebook.