Shperndaje në Facebook.

Kujdes Këto 3 Lloje Infeksionesh të Syrit! Ja si Duhet t’i Mjekoni…

Një numër i madh njerëzish vuajnë nga një lloj infektimi i syrit çdo vit.

Shumica e këtyre infeksioneve mund të shmangen duke ndjekur higjienën e duhur. Gjithashtu, nëpërmjet identifikimit të saktë, shumë prej tyre mund të trajtohen në shtëpi.

Përmes këtij artikulli, ne duam t’ju ndihmojmë të identifikoni dhe trajtoni 3 infeksionet më të shpeshta të syve, të cilat nuk kërcënojnë shikimin tuaj, por mund të jenë tepër irrituese dhe të dhimbshme.

Konjuctivitis

Konjuctivitis është një infeksion shumë ngjitës që manifestohet në formën e inflamacionit të shtresës së jashtme të pjesës së bardhë të syrit dhe brenda qepallës.

Në pothuajse 65% të rasteve konjuctivis shërohet pa trajtim në 2-5 ditë dhe trajtimi mund të merret vetëm për reduktimin e kruajtjes së syve.

Simptomat:

Konjuktiviti alergjik: Sytë e kuq ose rozë, dhimbje, kruajtje

Konjuktiviti viral: Sytë e kuq, kruajtje periodike, lotë të shtuar

Konjuktiviti bakterial: Sytë e kuq ose rozë, thatësi e syve dhe e lëkurës rreth tyre, shkarkimi i syve që mund të formojnë një kore gjatë gjumit.

Shkaqet: Viruset (kryesisht tek të rriturit), Alergenet, baktret (kryesisht tek fëmijët).

Trajtimi:

– Përdorni një kompresë: Zhytni një pëshqir të butë në ujë të ngrohtë ose të ftohtë (sipas preferencës) dhe më pas shtrydheni. Vendoseni në sy dhe lëreni aty derisa kruajtja të qetësohet.

Përdorni pëshqirë të ndryshëm për secilin sy dhe çdo herë një pëshqir të ri.

– Përdorni mjaltë: Përzieni mjaltë dhe ujë me sasi të barabarta dhe trazojini mirë. Zhytni copa pabmbuku në të dhe aplikojeni në sy. Bëjeni këtë 2 deri në 3 herë në ditë derisa simptomat të qetësohen.

Kathi

Kathi është një gungë e kuqe e formuar mbi qepallë (tek e sipërmja dhe e poshtmja).

Kjo ndodh për shkak të infeksionit të gjëndrave të vajit të pranishme në qepalla. Është shumë e dhimbshme, por zakonisht shërohet vetë brenda pak ditësh ose më së shumti për disa javë, pa ndonjë trajtim.

Simptomat: Inflamacion në formën e një puçrre të kuqe në qepallë, ënjtje e qepallës, acarim i syrit, ndjeshmëri ndaj dritës, vizioni i paqartë.

Shkaqet: Infeksion bakterial i gjëndrës meibomiane ose i gjëndrës së Zeis-it.

Trajtimi:

– Përdorni një kompresë të ngrohtë: Lageni një peshqir të butë me ujë të ngrohtë, shtrydheni atë në mënyrë që të mos pikojë.

Vendoseni mbi syrin me kath. Lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta. Përsëriteni disa herë në ditë.

– Përdorni qeskën e çajit të zi: Vendosni një qeskë çaji të zi mbi syrin me kath, por kujdes që të mos përdorni qeskë çaji të ngrohtë ose të nxehtë. Lëreni të qëndrojë për 5-10 minuta.

Blefariti (blepharitis)

Blefariti është një inflamacion jo-ngjitës i qepallës. Megjithëse blefariti nuk kërcënon për humbjen e shikimit, ai në disa raste mund të çojë në ndryshime të përhershme të hapësirës së qepallës.

Simptomat: Qepallë e fryrë, sy i kuq, fërkim i qepallës, formimi i një lloj zbokthi në qepallë, ndjeshmëri ndaj dritës.

Shkaqet: Infeksioni bakterial. Rrethanat e lëkurës si zbokthi ose rosacea mund të rrisin rrezikun e infeksionit.

Trajtimi:

– Kompresë e ngrohtë: Zhytni një pëshqir në ujë të ngrohtë, më pas shtrydheni atë për të kulluar ujin e tepërt.

Aplikojeni atë në sy dhe lëreni të qëndrojë për 5-10 minuta. Pasi ta hiqni, përdorni një top pambuku të njomë për të hequr koren e zbokthit nga qepallat. Përsëriteni disa herë në ditë.

– Përdorni qeska çaji: Aplikoni qeska të ngrohta çaji të zi mbi qepallë. Mbajeni atë mbi qepallë për pak kohë dhe më pas hiqeni.

– Konsumoni ushqime me yndyra të shëndetshme: Ushqime si avokado, arra, fara, vaj kokosit dhe vaj ulliri mund të ulin inflamacionin dhe të ndihmojnë në shërimin e lëkurës.

Si të parandaloni shfaqjen dhe përhapjen e infeksioneve të syrit?

– Mbani higjienën e duhur: Lani duart mirë para se të prekni sytë. Ju gjithashtu mund të përdorni sanitizers për duart, për t’i mbajtur duart tuaja të pastra.

– Mos përdorni ujë të kontaminuar ose të papastër për të larë sytë.

– Asnjëherë mos bashkëndani peshqirë, jastëkë, shami, etj.

– Mbajeni kutinë e përkujdesit për sytë të pastër dhe ndryshojeni çdo gjashtë muaj për të shmangur mikrobet që mund të krijohen aty.

– Asnjëherë mos e ndani me askënd kutinë tuaj të përkujdesit për sytë.

– Mbajini të pastra syzet dhe lentet e kontaktit dhe mos ia jepni apo merrni kurrë dikujt pastruesin.

– Nëse sytë tuaj infektohen, mos përdorni tualete dhe shmangni përdorimin e lentes së kontaktit.

Shpresojmë që këshillat e mësipërme do t’ju ndihmojë të identifikoni shpejt infeksionin që mund të keni dhe të ndërmerrni masa për të zvogëluar acarimin dhe për ta kuruar atë.

Shperndaje në Facebook.