Shperndaje në Facebook.

Manjola Nallbani ‘turpëron’ vëllain publikisht, ai nuk i përmban emocionet

Erald Nallbani, një kameraman i njohur i Tv Klan, nuk gjendet shpesh përballë emocioneve të tilla, me të cilat, artistët në skenë dhe kryesisht këngëtarët si e motra, janë mësuar dhe i kanë të natyrshme.

Pak kohë më parë, kur Manjola Nallbani ishte e ftuar në “Rudina”, Eraldi, si rrallëherë, doli në publik dhe përmes një videmesazhi për t’i shprehur gjithë dashurinë dhe përkujdesin që ajo kishte treguar për të gjatë gjithë jetës

Ndërsa sot, në Piter Pan, Eraldi u shfaq sërish për të përshëndetur motrën. Pas pyetjeve pikante të fëmijëve, Manjola foli edhe për fëmijërinë me Eraldin, kohën kur kujdesej për të, kur prindërit ishin në punë. Ndodhte që vëllai i vogël nuk i bindej së motrës. Siç tregoi Manjola, një episod të fëmijërisë me Erladin, e kujton gjithmonë me shumë humor: “Mami kishte gatuar qofte, por kishte gatuar vetëm për drekë, jo për drekë e për darkë, siç donim të hanim ne. Pjatën me qofte e kishte vënë mbi bufe. Unë, si kujdestare, shoh Eraldin të hipur në një karrige dhe e pyes: “Çfarë po bën? Mos i hëngre qoftet? Ai, me gojën plot, ma ktheu: “Ohh, sap o më dhemb dhëmballa.”

Eraldi ishte aty, kur të gjithë qeshnin nga bëmat e tij të hershme. I emocionuar dhe pak i skuqur, me siguri, edhe ai sot qesh me historitë e fëmijërisë. Por si atëherë, edhe sot, ata janë shumë të lidhur bashkë. Motra e madhe është po njëlloj e kujdesshme dhe e përkushtuar dhe për këtë, ai i është gjithmonë mirënjohës.

Veçse, sa herë Manjola është para kamerës së tij, ai e ka të vështirë ta mbajë drejt objektivin. Pyetjes “si është të xhirosh motrën?”, ai iu përgjigj shkurt: “Po dridhem…”

Për cilën motër nuk dridhet zemra?

Shperndaje në Facebook.