Shperndaje në Facebook.

Polici që u gjet i mbytur në lumin Kir u vetëvra se kishte frikë nga…e vërteta e frikshme

Zbulohet e verteta e trishte per policin Dede Shkalla i cili u gjet ne rrethana misterioze nje dite me pare ne Lumin Kir, i mbytur.

Mesohet se ai i ka dhene fund jetes se tij pasi kishte frike nga vettingu.

Pas rastit të shënuar pak ditë më parë në Fier, një tjetër efektiv i Policisë në Shkodër i ka dhënë fund jetës, ndërsa dyshohet se shkak është bërë presioni i madh për vetingun dhe pamundësia e tij për të mbledhur të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Viktima 52 vjeçar, baba i pesë fëmijëve, prej vitesh punonjës i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në lumin Kir në Shkodër.

Sipas të dhënave, në ditët e fundit ai iu kishte shprehur kolegëve shqetësimin se nuk po arrinte dot të plotësonte dokumentet për formularin e vetëdeklarimit për procesin e vetingut në afatin e kërkuar.

Vetëmbytja e babait të pesë fëmijëve vjen katër ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e formularit. Kanë qenë banorë të zonës që kanë parë trupin e 52-vjeçarit pa shenja jete në ujërat e lumit, të cilët kanë lajmëruar më pas Policinë. Menjëherë pasi ata kanë shkuar në vendngjarje është konstatuar trupi i pajetë, i cili i përket efektivit Dedë Shkalla.

Shperndaje në Facebook.