Shperndaje në Facebook.

“Priftin e vrau Meta me Berishën, rrezikohet Tom Doshi”, ish-badigardi i Berishës habit me konspiracionin e tij

Ish-badigardi i Berishës Izet Haxhija ka gjetur vend për teori konspiracioni pas lajmit se Dritan Prifti ndërroi jetë pas një lufte të gjatë me leuçeminë.

Duke aluduar mbi vdekjen e ish-ministrit ai ka lënë të kuptohet se ndaj tij ka patur një komplot nga dy “malsorët” siç janë Berisha dhe Meta.

“Si ka mundesi qe te gjithe kundershtaret e dy “malsoreve ” atij te Tropojes e Skraparit vdesin te “semure” me kanser akut. Duhet te japi ndonje sqarim specialisti i rrezatimit radioktav ,Fatos Klosi.
Rrezatimi radioativ Per te shkatuar kanser ,perdoret si metode per te vrare kundershtaret nga KGB Ruse. Edhe Klosi per kete lende ka bere specializimin. A thua ta kete trasheguar profesionin tek
ndonje nxenes i tij.. Tome ,bej kujdes e mos ha ushqime te pakontrolluara…”, – shkruan ai në Facebook duke marrë jo pak reagime negative.

Prifti ka qenë prej kohësh i sëmurë, e cila e detyroi të tërhiqej nga jeta politike, ndërsa ky pretendim i hedhur nga Haxhija duket më shumë se i guximshëm

Shperndaje në Facebook.