Shperndaje në Facebook.

Skandali në Durrës/ E sëmura e shtrirë në tokë, burri ulëret e vë duart në kokë

Qyteti i Durrësit, edhe pse është një ndër qytetet më të mëdha të Shqipërisë dhe ndodhet shumë pranë me kryeqytetin, Tiranën, duket se ka një sistem shëndetësor copë-copë, i cili mund të krahasohet pa frikë edhe me zonat më të largëta e më të thella të vendit tonë.

Pamjet filmike që kanë mbërritur nga ky qytet janë për të vënë duart në kokë. Në video shikohet një person i shtrirë në tokë, brenda spitalit, e cila nuk reagon. As nuk jep e as nuk merr shenja jete. Nga ana tjetër, mjekët e infermierët kalojnë aty dhe nuk u bën fare përshtypje kjo situatë.

I gjendur përballë një pamjeje të tillë, një i afërt i kësaj vajzë që është pa ndjenja në tokë, nis të ulërasë e t’i bier kokës me grushta. Një nga mjekët e tërheq pranë vetes dhe e largon, ndërsa bazuar në raportimin e personit që ka arritur të bëjë videon, vajza ishte për t’u futur në operacion.

Mesazhdërguesja shprehet:

Përshëndetje! Jam një qytetare nga qyteti i Durrësit. Para 4 ditësh ndodhesha në spitalin e Durrësit për një vizitë dhe u ndesha me këtë situatë të trishtë brenda në sallonet e spitalit, aty ku ne mendojmë se jemi më të sigurt se kudo, por ja që realiteti nuk është kështu. Siç shihet në video, gruaja qëndron për gjysmë ore e zverdhur dhe e shtrirë përtokë, pa ndjenja. Ishte keq. Ishte për të hyrë në operacion. Ndërkohë, bashkëshorti gruas së shtrirë përtokë debatonte me mjekun se kush do të shkonte të sillte një karroce për ta ngritur… Çuditërisht, aty shikon teksa kalojnë mjekë dhe infermiere krejtësisht indiferent ndaj të sëmurës. Ky është vendi ku mund të vdesim të qetë, pa na prekur njeri me dorë”.

Shperndaje në Facebook.