Shperndaje në Facebook.

Teksa Sadija flet për virgjërinë, Shkëlzeni zbulon ditën e tij fatlume

Pjesëtarët dhe ish -pjesëtarët e familjes së ish -kryeministrit, Sali Berisha, kanë qenë qendra e vëmendjes 48 orët e fundit, me dëshirën e tyre.
Në vigjilje të ditëlindjes së 26 -të të showgirl -it Armina Mevlani, bashkëjetueses së Shkëlzen Berishës, ish -gruaja e këtij të fundit ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale detaje intime nga jeta e saj.

Sadija ka shpërndarë një foto e veshur nuse ku në dixhiturën e saj sjellë në vëmendje traditat që ndiqte nusja në një dasëm myslimane shqiptare të vitit 1988. Sadija shkruan se në atë kohë ajo po martohej me një burrë që nuk e kishte parë ndonjëherë. Ishte vetëm 20 vjeçe dhe e virgjër.

Mesnatën e mbrëmshme, Armina na u shfaq në rrjetet sociale në krah të Shkëlzenit dhe miqëve të saj në një darkë private por luksoze.

Përpos, dhuratës dhe luleve, me të cilat Shkëlzeni dhe llastoi partneren e tij, ky i fundit ndryshe nga ish -bashkëshortja na foli për ditën më me fat.

Dhe kush është do të thoni ju?

Dita e lindjes tende eshte dita ime e fatit!Gezuar ditelindjen shpirt dhe flm per gjithe dashurine dhe pozitivitetin qe rrezaton, shkruan Shkëlzeni në facebookun e tij.

Shperndaje në Facebook.